Rinovime dhe klauzolë 1 miliard euro, Real Madrid “blindon” yjet e mesfushës

12 tetor 2023 | 13:48

Eduardo Camavinga dhe Federico Valverde është thënë se kanë nënshkruar marrëveshje të reja me Real Madridin, duke përfituar rritje të konsiderueshme të pagës.

Sipas një raporti të “COPE”, mesfushori francez, Eduardo Camavinga, ka arritur një marrëveshje për të qëndruar në “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2028. Camavinga do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagës dhe klauzola e tij e lirimit do të rritet në 1 miliard euro, duke shmangur çdo interesim të mundshëm nga klubet tjera.

Mesfushori 20-vjeçar është bërë pjesë integrale e planeve të Carlo Ancelottit dhe është paraqitur në 11 ndeshje deri më tani këtë sezon duke grumbulluar 645 minuta lojë.

Partneri i mesfushës së Camavinga, Valverde, gjithashtu ka nënshkruar një marrëveshje të re deri në vitin 2028, një zgjatje njëvjeçare nga kontrata e tij aktuale e cila do të skadojë në vitin 2027. Uruguaiani do të ketë gjithashtu klauzolë lirimi prej 1 miliard eurosh, e cila nënvizon statusin e tij si titullar i padiskutueshëm në Real Madrid. Ashtu si Camavinga, ai gjithashtu ka bërë 11 paraqitje, por ka luajtur dukshëm më shumë minuta (838) dhe ka shënuar një gol dhe ka dhënë tre asistime këtë sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edon Zhegrova pritet që të mos luajë sonte në ndeshjen…