
Rinovohet Klinika e Biokimisë në QKUK (Foto)
Ministri në detyrë i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili dhe drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Basri Sejdiu, kanë përuruar të enjten Klinikën e Biokimisë në QKUK, e cila është rinovuar.
Me këtë rast, ministri Ismaili ka thënë se është e gatshme për mijëra analiza.
“Edhe një klinikë e rinovuar tërësisht në QKUK po i kthehet qytetarëve dhe profesionistëve shëndetësorë. Klinika e Biokimisë tani është e gatshme për mijëra analiza më shumë dhe më shpejtë për qytetarët tanë, që ata të trajtojnë sa më parë shqetësimet e tyre shëndetësore. Me ventilim adekuat, dhoma të sigurta për kryerjen e analizave, pritore të re për pacientë dhe gjithçka tjetër përcjellëse për një klinikë moderne e cila nuk rrezikon më shëndetin e profesionistëve shëndetësorë. Urime!”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/