Rinovohet monumenti i NATO-s në Prizren
14 korrik 2022
| 16:53
Me kërkesë të kryetarit të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, është rinovuar monumenti i NATO-s në Prizren.
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se një gjë e tillë është bërë bashkë me ekipin e KFOR-it, në krye me kolonelin Marco Javarone, komandat i KFOR – RC-W dhe gjeneralin e Brigadës OF-6 të Ushtrisë Amerikane, John “Boz” Bozicevic.
“Janë zëvendësuar të gjithë flamujt dhe është bërë pastrimi i ambientit në dhe rreth këtij monumenti. Falënderojmë KFOR-in që gjithmonë gjen mënyrë për bashkëpunim me komunën tonë, ndërsa, ne do të përkujdesemi që ky monument të jetë i freskët në pamje dhe në shërbim të qytetarëve të Prizrenit”, ka njoftuar komuna e Prizrenit.