Rinovohet oborri i “Namazxhahut” që është pjesë e trashëgimisë kulturore

06 janar 2021 | 17:25

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, të mërkurën së bashku me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar dhe kryetarin e Kryesisë së Këshillit Turk në Kosovë, Savas Yanar, kanë bërë përurimin e renovimit të oborrit të “Namazxhahut”, objekt ky i cili në Prizren është ndërtuar në shekullin XV dhe gjendet në listën e trashëgimisë kulturore.

Në kuadër të këtij projekti të financuar nga Republika e Turqisë është bërë shtrimi i shtigjeve për ecje me gurrë andezi, renovimi i çezmës së ujit, shtyllave të ndriçimit dhe mureve rrethuese, mbjellja e fidanëve si dhe ndërrimi i tërësishëm i ulëseve për çlodhje dhe shportave për mbeturina.

Pas kësaj, kryetari Haskuka së bashku me ambasadorin Sakar zhvilluan një takim miqësor ku dhe biseduan për bashkëpunimin e mëtutjeshëm të Komunës së Prizrenit me institucionet e Republikës së Turqisë, të cilët, përveç investimeve të shumta në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, Komunën e Prizrenit po e mbështesin edhe në mbrojtjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat…