Rinumërimi nxjerrë në pah gabimet në një vendvotim në Lipjan, Nisma dëmtohet për 28 vota
20 tetor 2019
| 14:35
Procesi i rinumërimit të kutive të votimit po nxjerrë në pah gabimet që kanë bërë komisionerët në bartjen e të dhënave në formulare (FPR).
Rasti i fundit që konfirmon këtë është një vendvotim në komunën e Lipjanit, ku koalicioni Nisma-AKR-PD është dëmtuar për 28 vota.
“Deformimi i vullnetit të qytetarëve nga disa komisionerë të papërgjegjshëm po shpërfaqet në secilën kuti që po rinumërohet. Transparenca në qendrën e numërimit po e shpërfaq tërë maskarallëkun e natës së zgjedhjeve. A ka dikush ndonjë dilemë që rinumërimi i plotë i votave duhet të ndodhë?”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Jetlir Zyberaj, këshilltar i Behgjet Pacollit.