Rinumërimi siguron drejtësi zgjedhore pa të cilën demokracia në Kosovë nuk mbijeton dot

10 mars 2025 | 14:04

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besa Ismaili, ka thënë se rinumërimi i votave është një e drejtë ligjore në Kosovë.

Për më tepër, Ismaili ka thënë se rinumërimi i votave është pjesë e rëndësishme e procesit demokratik përmes së cilës sigurohet drejtësia zgjedhore, rritet besimi i qytetarëve në sistemin zgjedhor dhe sigurohet që rezultati përfundimtar të pasqyrojë saktësisht vullnetin e votuesve.

“Po. Rinumërimi është një e drejtë ligjore në Kosovë. Për më tepër, rinumërimi i votave është pjesë e rëndësishme e procesit demokratik përmes së cilës sigurohet drejtësia zgjedhore, rritet besimi i qytetarëve në sistemin zgjedhor dhe sigurohet që rezultati përfundimtar të pasqyrojë saktësisht vullnetin e votuesve, qoftë edhe për një votë të vetme. Pa zbatim efektiv të sistemit të drejtësisë elektorale nuk mund të mbijetojë demokracia në Kosovë!”, ka shkruar Ismaili në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ousmane Dembele po shijon sezonin më të mirë të karrierës…