Rinumërohen 13 nga 50 vendvotime që i takojnë komunës së Vushtrrisë, procesi vazhdon

11 mars 2025 | 11:31

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar rinumërimi i vendvotimeve sipas vendimit të KQZ-së, i datës 10 mars 2025.

Sipas të dhënave, deri në përfundim të ditës së hënë janë rinumëruar 13 vendvotime nga 50 sa është numri i përgjithshëm i tyre për të cilat ka marrë vendim KQZ. Vendvotimet e rinumëruara deri më tani i takojnë komunës së Vushtrrisë.

Gjatë ditës së martë do të procedohet me rinumërimin edhe të vendvotimeve të tjera.

Në mbledhjen e mbajtur më 10 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori dy vendime për rinumërimin e 50 vendvotimve.

Procesi i rinumërimit po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Denveri ngjitet në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit…