Rinumërohen rreth 26 për qind e vendvotimeve
16 nëntor 2019
| 18:52
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri më tani janë rinumëruar 65 vendvotime, të votave të zgjedhjeve të 6 tetorit.
“Gjatë ditës së sotme, deri në orën 16:00, janë rinumëruar 65 vendvotime. Pra, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të rinumëruara është 364 vendvotime, apo rreth 26%”, ka bërë me dije zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, raporton “Epoka e re”.
Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) është duke u zhvilluar procesi i rinumërimit të 1428 vendvotimeve, për të cilat ka vendosur ditë më parë PZAP-i, pas pranimit të shumë ankesave që kishte nga subjektet politike dhe kandidatët.