Riorganizohet FC Drenica, Ilir Veliqi bëhet president
Ilir Veliqi është presidenti i ri i FC Drenicës, skuadër kjo që ka nisur riorganizimin.
Pas problemeve këto vitet e fundit, Drenica ka bërë një kryesi të re – ku synohet rikthimi në Superligën e Kosovës.
Përmes një komunikate zyrtare, Drenica ka njoftuar se Veliqi do të prijë si president i klubit.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Veliqi, president i ri i FC Drenica
Përvec ekipit dhe pjesës sportive Klubi futbollistik ‘Drenica’ njofton opinionin sportdashes se nga sot, se po shton forcat edhe në kryesi, kësisoj pas riorganizimit të klubit, z. Ilir Veliqi do t’i prijë FC Drenica si president i klubit.
Veliqi nga sot do të udhëheq me FC Drenica në një rrugëtim me synime te qarta për inkuadrimin dhe rikthimin e ekipit në Superligë.
Pas riorganizimit të ri, kryesia e FC Drenicës do të jetë në përbërje të:
1. Ilir Veliqi – President
2. Haxhi Rreci – Zëvëndespresident i parë
3. Çaush Dobra – Zëvëndespresident i dytë
4. Gëzim Ramadani – Anëtar i Bordit
5. Bastri Durmishi – Anëtar i Bordit
6. Ragip Durimishi – Anëtar i Bordit
7. Granit Musliu – Sekretar”.
https://www.facebook.com/share/p/i4CeDGUxcp7CQGDd/?mibextid=oFDknk