Rishfaqet Mogherini, BE-ja  e prezanton Kosovën si republikë (Foto)

26 prill 2022 | 15:34

Ish-kryediplomatja e Bashkimit Evropian dhe ndërmjetësuesja e dialogut Kosovë- Serbi, Federica Mogherini është shfaqur të martën si moderatore në një forum të mbajtur në Sofje të Bullgarisë.

Aty, bazuar në përvojat e luftës në Ukrainë është diskutuar për mundësinë që me anëtarësimin në union të shmanget një situatë e njëjtë edhe në Ballkanin Perëndimor.

Në panelin e organizuar nga BE-ja  dhe udhëhequr nga Mogherini, nuk ka pasur zyrtarë nga Serbia, derisa Kosova që në përshkrim është cilësuar si republikë është përfaqësuar nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwartz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona në sezonin e ardhshëm pritet të bëjë disa ndërhyrje…