Rishpallen thirrjet publike për mbështetje të projekteve në fushën e kulturës dhe rinisë
Sot, më 13.04.2021, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka rishpallur thirrjet për mbështetje të projekteve në fushën e kulturës dhe rinisë.
“Shpalljet e reja bëhen duke u nisur nga fakti se planifikimi i mbështetjes financiare duhet të jetë në kornizat e buxhetit vjetor të reflektuar në Ligjin Vjetor të Buxhetit të Republikës së Kosovës, por edhe në linjë me prioritetet dhe objektivat strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit”.
“Rishpallja e thirrjeve publike vjen edhe si hap i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për t’iu përshtatur rrethanave të krijuara nga pandemia COVID-19, dhe si vullnet për t’u solidarizuar me njëri-tjetrin por edhe me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me organet e tjera që janë bërë pjesë e betejës për zbutjen e efekteve të shkaktuara si pasojë e pandemisë dhe krizës shëndetësore”, ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Më poshtë gjeni informatat e hollësishme në lidhje me aplikimin.
Për thirrjet publike për mbështetje të projekteve në fushat e rinisë dhe kulturës, vizitoni linkun në vijim:
https://www.mkrs-ks.org/?page=1,114