Rishqyrtimi i dënimit të Salih Mustafës, Specialja cakton panelin e gjyqtarëve të Apelit
02 gusht 2024
| 21:27
Pasi Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës kanë anuluar vendimin e dënimit të Salih Mustafës me burgim prej 22 viteve dhe të njëjtin e kanë kthyer në shqyrtim pranë Gjykatës së Apelit, kryetarja e Dhomave të Specializaura, Ekaterina Trendafilova, ka përcaktuar më 31 korrik panelin e gjyqtarëve të apelit të cilët do ta trajtojnë rastin.
Lajmi është bërë i ditur sot nga vetë Gjykata Speciale përmes një komunikate për media.
“Më 31 korrik 2024, Presidentja Trendafilova caktoi gjyqtarin Michèle Picard, gjyqtarin Kai Ambos dhe gjyqtaren Nina Jørgensen në Kolegjin e Gjykatës së Apelit për caktimin e ri të dënimit të Mustafës në përputhje me Vendimin mbi Kërkesën e Mustafës për Mbrojtjen e Ligjshmërisë”, thuhet në njoftim.