Rishqyrtimi i rastit të Enver Hadrit, familjarët bëjnë thirrje për kujdes nga dezinformatat
Rasti i vrasjes së aktivistit Enver Hadri ka nisur të rishqyrtohet të enjten.Konkretisht procedurat do të nisin ndaj Veselin Vukotiqit dhe Andria Drashkoviqit.
Pas kësaj ka reaguar vazja e veprimtarit Hadri, Teuta Hadri. Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e dezinformatave të cilat thotë se i kanë nisur mediat serbe.
“Avokatët e palës kundërshtare, pra, avokatët e Draskovic-it, po tregohen shumë agresivë dhe po bëjnë gjithçka që munden për ta shfajësuar dhe liruar atë. Ju lutem që të mos bini në kurthin e dezinformatave të përhapura nga mediat serbe dhe të mos shpërndani këto informacione në rrjetet sociale. Ne, shqiptarët e Kosovës, jemi të vetëdijshëm për mjeshtërinë e fqinjëve tanë serbë në dezinformim kur bëhet fjalë për shtrembërimin apo fshehjen e së vërtetës. E vërteta juridike del në gjyq dhe jo përmes mediave gjatë procesit gjyqësor”, ka thënë Hadri.
Ajo po ashtu ka bërë të ditur se familjarët e aktivistit të ndjerë do të marrin pjesë në gjyq.
Hadri është vrare me më 25 shkurt të vitit 1990 në Saint-Gilles të Belgjikës teksa ishte duke pritur në semafor me veturë. Atë ditë kishte me vete listën e 32 shqiptarëve të vrarë në Kosovë nga Serbia të cilën do t’ia dorëzonte të nesërmen Komisionit të të Drejtave të Njeriut në Parlamentin Evropian./21Media