Risi, komandant i ri i KFOR-it në Kosovë
19 nëntor 2019
| 11:26
Gjeneralmajor Michele Risi është komandant i ri i KFOR-it në Kosovë.
Sot është mbajtur ceremonia e ndërrimit të komandës në mes të komandantit në largim të KFOR-it, gjeneralmajor Lorenzo D’Addario dhe komandantit në ardhje të KFOR-it, gjeneralmajor Michele Risi.