Risi në Dubai, po vjen “policia fluturuese”
Kjo është një tjetër shenjë që ne po ecim drejt së ardhmes; Policia e Dubait shumë shpejt mund të patrullojë nëpër rrugë me hoverbike, një lloj biçiklete fluturuese.
Policët në Dubai aktualisht po trajnohen që të mësojnë të ngasin mjetet e reja që janë prodhuar dhe dërguar në destinacion nga një kompani teknologjike me bazë në Kaliforni.
Qyteti në Emiratet e Bashkuara Arabe krenohet me statusin e tij futuristik dhe nisi bisedimet vitin e kaluar me kompaninë kaliforniane për mjetet e reja të patrullimit të policëve.
Shpresohet që mjetet do të hyjnë në përdorim deri në 2020-n si një mënyrë për të lejuar oficerët të arrijnë zonat ku është i vështirë aksesi.
Pavarësisht se policia e Dubait është klientja më e madhe aktuale e hoverbike, kushdo mund të porosisë një të tillë për 150 mijë dollarë.