Ristuccia pas pranimit të detyrës në krye të KFOR-it: Krenar që jam pjesë e këtij ekipi
10 tetor 2022
| 11:52
Gjeneralmajori i Ushtrisë Italiane, Angelo Michele Ristuccia, pas pranimit të detyrës së komandës së KFOR-it në Kosovë, ka folur në një fjalë rasti.
Ristuccia ka potencuar se është krenar që është në Kosovë, derisa falënderoi Kajarin për kontributin e tij në Kosovë, raporton Klankosova.tv.
“Unë jam krenar që jam pjesë e këtij ekipi. E falënderoj gjeneralmajorin Ferenc Kajarin për punën e tij të jashtëzakonshme”, ka thënë Ristuccia.