Rita arrin 500 milionë klikime me ‘Lonely Together’ (Video)
14 gusht 2019
| 15:28
Vetëm një vit më parë, Rita Ora dhe Avicii kanë sjellë bashkëpunimin e tyre me titull “Lonely Together”.
Kënga sigurisht është pritur shumë mirë nga fansat e dyshes dhe tani duket se edhe 1 vit më pas, vazhdon të dëgjohet.
“Lonely Together” ka thyer rekord shikueshmërie, duke arritur 500 milionë klikime në platformën “Spotify” dhe duke u bërë kështu kënga e parë e Ritës me një numër të tillë klikimesh.
Lajmin e ka ndarë vetë Rita përmes profilit të saj në “Instagram”.