Rita, imazhi i ri i Prada-s, do të përfitojë shumë marramendëse nga bashkëpunimi!
18 prill 2022
| 12:55
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora do të jetë imazhi i ri i markës së famshme të modës, Prada.
Nga kjo marrëveshje, mësohet se këngëtarja do të përfitojë 6 milionë euro.
31-vjeçarja, do të bëhet pjesë e markës, disa vite pasi ka ndjekur shfaqjet e tyre të modës dhe ka treguar dashurinë e saj për këtë brend të njohur.
“Drejtuesit e modës mendojnë se Rita është e përshtatshme për të mbajtur markën e tyre të fuqishme. Ajo është një superstar dhe kalon botën e muzikës, filmit dhe TV. Pamja e Ritës është ikonë” ka thënë një burim për The Sun.