Rita në çdo moment bashkë me të dashurin
Prej pak javësh, Rita Ora dhe Taika Waititi, janë duke shijuar lidhjen e tyre të dashurisë, e cila është në çdo moment në qendër të vëmendjes së mediave të huaja.
Së fundmi, këngëtarja e famshme shqiptare dhe regjisori i filmit “Thor”, 45 vjeç, janë fotografuar duke drekuar bashkë. “Daily Mail” shkruan se 30-vjeçarja tregoi barkun e saj të tonifikuar, pasi ishte veshur me një bluzë të shkurtër, të cilën e kombinoi me një xhaketë të zezë dhe pantallona të zeza.
Gjithashtu Rita kishte veshur një palë taka ngjyrë bezhë, dhe mbante një çantë të zezë mbi shpatulla.
Këngëtarja kishte vënë një palë syze dielli me kornizë të ngushtë dhe aksesorë prej ari.
Nga ana tjetër, i dashuri i saj, Taika dukej mjaft tërheqës i veshur me një triko ngjyrë blu, të cilën e kombinoi me xhinse ngjyrë gri dhe atlete të kuqe të markës “Nike”.