Rita Ora: Bashkohuni me mua t’i mbrojmë fëmijët në nevojë
22 nëntor 2019
| 11:03
Këngëtarja e njohur nga Kosova, Rita Ora, në Ditën Botërore të Fëmijëve ka thënë se fëmijët nuk duhet të vriten. Këtë e tha me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Sot është Dita Botërore e Fëmijëve dhe jam krenare që jam bashkuar me UNICEF-in në Mbretërinë e Bashkuar për t’u bërë thirrje të gjithë liderëve t’u japin fund vdekjeve të fëmijëve! Bashkohu me mua”, ka shkruar Rita Ora.