Rita Ora bëhet me shtëpi të re në Prishtinë

08 shtator 2018 | 11:42

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, është bërë me shtëpi të re në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur babai i saj Besnik Sahatçiu Ora, i cili ka postuar fotografi në “Facebook” me përshkrimin ‘Të lumtur për shtëpinë tonë të re në Prishtinë’.

Imazhet që babai i artistes postoi janë familjare, ku shihen motra dhe vëllai i Ritës dhe mamaja.

Sipas të gjitha gjasave, prindërit e Ritës janë në Prishtinës pasi ditë më parë pushuan në bregdetin shqiptar konkretisht në Sarandë, njofton Klan Kosova.

Nuk dihet akoma saktë lokacioni i shtëpisë së kësaj familje të njohur të cilët prej vitesh jetojnë në Londër, por ajo që dihet është se Rita dhe familja e saj nuk e harrojnë asnjëherë atdheun.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
​Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka reaguar pas deklarimeve…