Rita Ora “braktis” Londrën, në Australi pritet nga ushtarët

01 shkurt 2021 | 22:40

Rita Ora është fotografuar në aeroportin ndërkombëtar të Sidneit në Australi këtë të hënë, pasi u largua nga Britania për të qenë pjesë e “The Voice Australia”.

Australia është një nga vendet që po e menaxhon në mënyrë perfekte pandeminë dhe masat janë strikte. Rita Ora duhet të qëndrojë 14 ditët në izolim para se të bëhet pjesë e “The Voice”.

Për t’u kujdesur që të gjithë udhëtarët të zbatojnë rregullat, në aeroport Rita është pritur nga ushtarët, të cilët janë kujdesur në mënyrë të veçantë për këngëtaren, duke e ndihmuar edhe për bagazhet.

Kohët e fundit, Rita Ora është akuzuar shpesh për thyerje të rregullave ndaj koronavirusit, madje është detyruar të kërkojë edhe falje, ndërsa u gjobit me 10 mijë paund për festën e organizuar për ditëlindjen e saj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Popullore dhe Qendrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe…