Rita Ora dhe Bebe Rexha bëhen bashkë
06 maj 2018
| 14:02
Rita Ora ka paralajmëruar publikimin e këngës së saj më të re përmes një postimi në llogarinë e vet në “Instagram”. Këtë herë bukuroshja vjen me një bashkëpunim me këngëtaren shqiptare Bebe Rexha, Cardi B dhe Charli.
Projekti i radhës do të titullohet “Girls” dhe do të publikohet më 11 maj. “Jam shumë e lumtur të lajmëroj ardhjen e këngës së re ‘Girls’ në bashkëpunim me disa gra të fuqishme që më kanë inspiruar shumë”, ka shkruar Rita.