Rita Ora dhe Bebe Rexha japin lajmin e bukur, ja ku do i shihni së shpejti
01 nëntor 2018
| 18:12
Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha do performojnë në një nga shfaqjet më të mëdha të modës.
Ato do jenë pjesë e sfilatës së “Victoria’s Secret” ku ‘engjëjt’ do sjellin tendencat e fundit. Lajmin e kanë konfirmuar vetë artistet me anë të postimeve në “Instagram”.
Të dyja këngëtaret ndihen shumë të emocionuara që për herë të parë do jenë pjesë e kësaj shfaqje të madhe që do të mbahet më 2 dhjetor në Nju Jork.