Rita Ora dhe Kim Kardashian shfaqen bashkë në Milano, lënë pas keqkuptimet e së kaluarës

25 shkurt 2022 | 13:14

Për ata që kanë harruar historinë romantike të Rita Orës, këngëtarja me prejardhje shqiptare pati një lidhje të shkurtër me vëllain e Kim Kardashian, Rob Kardashian.

Këngëtarja u nda nga Rob në dhjetor 2012 pas një lidhjeje të shkurtër që zgjati vetëm disa muaj.

Pas ndarjes, Rob shkroi në Twitter për të akuzuar 23-vjeçaren Rita se e kishte tradhtuar me “20 burra”.

Në atë kohë mediat patën  raportu se Kim, ishte e zemëruar me mënyrën se si vëllai i saj u trajtua nga Rita.

Tani vitë më vonë, Rita dhe Kim u panë sërish bashkë. Të dyja ishin ndër personazhet e famshëm që kryesuan listën e të ftuarve special në Javën e Modës në Milano.

Miliarderja u takua me Ritën, në eventin e mbushur me yje dhe duket se të dyja kanë qetësuar ujërat, pasi pozuan në një fotografi të përbashkët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperi i ri Leotrimi Zekaj, i lindur dhe i rritur…