
Rita Ora dhe nëna e saj pjesë e fushatës për raportimin e dhunës (video)
28 nëntor 2022
| 13:38
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora bashkë me nënën e saj Vera Ora i janë bashkuar fushatës institucioneve kosovare të drejtësisë për raportim të dhunës.
Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një video të cilën e ka publikuar në “Facebook”.
Kosova ditë më parë hapi fushatën globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në familje dhe dhunës në bazë gjinore”.