Rita Ora dhe Taika Waititi bënë debutimin e tyre të parë zyrtar si çift

07 korrik 2021 | 11:59
Pas muajsh takimesh dhe fotografish të fshehta në Instagram, Rita Ora dhe Taika Waititi bënë debutimin e tyre të parë zyrtar si çift në eventin që Rita organizoi për 4 korrik.
Pas muajsh spekulimesh, gjërat po duken zyrtare midis Rita Orës dhe regjisorit Taika Waititi, shkruan Just Jared.
Ndërsa çifti i dyshuar ishte parë së bashku më parë në dalje dhe në publik së bashku, ngjarja e tyre e parë si çift u duk të ndodhte në festën e Rita Orës për produktin e saj “Prospero Tequila” në Amerikë më 4 korrik.
Të dy Rita dhe Taika ishin të veshur me ngjyra, ndërsa pozuan me gëzim për një fotografi së bashku. Rita kishte veshur një fustan me ngjyrë rozë dhe të artë, ndërsa regjisori i “Thor: Love and Thunder” u pa i veshur me një bluzë të kuqe, të bardhë dhe blu, teksa kishte vënë një palë syze dielli të kuqe dhe gjithashtu kishte veshur pantallona të zeza.
Rita postoi një seri fotografish në llogarinë e saj në Instagram pas ngjarjes.
Ajo shkroi: “Faleminderit të gjithë miqve të mi që erdhën në festën time të ‘Prospero Tequila’ më 4 korrik”.
Këngëtarja publikoi fotografi me emrat e njohur si aktoren e “The Queen’s Gambit”, Anya Taylor Joy, Jodie Smith, Joshua Jackson, Ashley Benson, Vas J Morgan dhe Kate Beckinsale./Telegrafi

Foto: Just Jared

Foto: Rita Ora/InstaStory

Foto: Just Jared

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vdekjes se…