Rita Ora do t’ia rindërtojë shtëpinë familjes Shala  

29 nëntor 2019 | 23:58

Këngëtarja e famshme e me origjinë shqiptare, Rita Ora, përmes një postimi në Instagram ka uruar Ditën e Flamurit dhe ka bërë të ditur se ka marrë një vendim të duhur.

Ajo ka bërë të ditur se në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zgjedhur një familje që t’ia rindërtojë shtëpinë pasi që shumë vendbanim janë shkatërruar nga tërmeti që e ka goditur Shqipërinë mëngjesin e së martës, më 26 nëntor.

“Urime Dita e Flamurit Shqipëri. Kam kaluar ditëlindjen time dhe ditët e fundit duke menduar se cila është gjëja e duhur që duhet ta bëj. Së bashku me Erion Veliajn, kemi vendosur të zgjedhim një familje që t’ia sponsorizojmë rindërtimin e shtëpisë e cila i është shkatërruar gjatë tërmeteve në Shqipëri”, ka shkruar Ora.

Ora, po ashtu, në postim i lut ata që kanë mundësi që të zgjedhin një familje dhe t’i ndihmojnë ose t’ua rindërtojnë shtëpitë e tyre.

“Familjen e parë që kam zgjedhur është familja Shala dhe do të ndjekim progresin e kësaj iniciative dhe do të ndihmojmë edhe familjet tjera që kanë të njëjtën nevojë”, ka shtuar Ora.

https://www.instagram.com/p/B5bD6Wpluw1/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familja Ulaj bën me dije se kontributi i tyre shkon…