Rita Ora e shqetësuar nga rastet me Covid në Kosovë, ka një mesazh për qytetarët

27 gusht 2020 | 11:42

Këngëtarja me famë botërore dhe ambasadorja e UNICEF UK, Rita Ora, ka dërguar një mesazh për të gjithë qytetarët e Kosovës duke bërë thirrje për respektimin e masave mbrojtëse kundër Covid-19.

“Jam shumë e shqetësuar që aq shumë njerëz në Kosovë janë të prekur nga virusi ‘Korona”. Unë e mbajë maskën jashtë shtëpisë, që të kthehem në Kosovë dhe të festojmë bashkë fundin e këtij virusi” ka thënë Rita në videomesazhin e saj.

Ajo u ka bërë thirrje të gjithëve që t’i respektojnë masat mbrojtëse kundër Covid-19.

“Ta mbajnë maskën. Ta mbajnë distancën sociale. Të mbajnë higjienën personale”, është shprehur Rita.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e së enjtes Bordi Ekzekutiv i BQK-së mori…