Rita Ora falënderon disenjatorët për veshjen e saj
09 qershor 2019
| 15:49
Këngëtarja e njohur me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, i ka falënderuar disenjatorët që përkujdesen për veshjet e saj në koncerte.
Ora ka theksuar se ata bëjnë një punë të mrekullueshme me rrobat që ajo ka për të veshur.
“Një falënderim shkon për grupin e stilistëve që kam, ata janë të mrekullueshëm, sepse ata bënë një punë të mrekullueshme me këtë veshje që kam”, ka shkruar Ora.