Rita Ora falënderon fansat për mbështetjen, ka një lutje për ta

17 mars 2020 | 14:17

Rita Ora ka pak ditë që ka publikuar projektin e ri muzikor, i cili po pritet shumë mirë nga fansat e saj.

Këngëtarja me origjinë shqiptare në këtë situatë kaotike, nuk ka harruar t’i falënderojë fansat për mbështetjen që ia japin lidhur me këngën e re.

Përmes profilit në “Instagram”, ajo ka apeluar fansat të të qëndrojnë të sigurt në shtëpi dhe të vazhdojnë ta dëgjojnë “How to be lonely”.

“Faleminderit shumë që e përkrahni #HowToBeLonely në këto kohë të çmendura!! Vazhdoni të dëgjoni dhe qëndroni të sigurt? “, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finalja e Ligës së Kampionëve është shtyrë për 27 qershor…