Rita Ora: Fama më ndalon të bëj gjëra normale

27 dhjetor 2019 | 16:33

Rita Ora ka zbuluar se ndihet shumë e famshme për të dalë jashtë për kafe.

29-vjeçarja ka thënë se do të pëlqente të shëtiste dhe të vizitonte kafenetë e Londrës, por ajo thotë se fama e ndalon të bëjë gjëra normale.

E pyetur se çfarë do të bënte nëse do të ishte anonime, Rita i tha gazetës “The Sun” se do të shkonte në pazar në rrugën “Portobello” me motrën dhe me nënën e saj.

“Të marrë kafe dhe një tortë e të shëtis nëpër rrugë”, ka shtuar Rita.

Së fundi u zbulua se Rita është në lidhje me Rafferty Lawin.

Çifti u takua në serinë e filmit të ri “Twist” në të cilën ajo luan si Artful Dodgeri dhe ai si Oliveri.

Ata për një kohë të gjatë bënë përpjekje për ta mbajtur lidhjen e fshehtë, por më pas dolën publikisht dorë përdorë.

Image result for rita ora

Related image

Image result for rita ora

Image result for rita ora

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se…