Rita ora fiton betejën për shtëpinë në Londër që bleu për 7.5 milionë paund

07 tetor 2021 | 11:31

Këngëtarja e famshme, Rita Ora, ka fituar lejen e planifikimit për të rikonstruktuar shtëpinë e saj në Londër, edhe pse aktualisht duket se ka vendosur se do qëndrojë në Los Angeles.

Artistja me origjinë shqiptare e ka blerë pronën e ndërtuar në vitin 1882, në fillim të këtij viti dhe ka kapur vlerën 7.5 milionë paund. Mediat e huaja shkruajnë Rita aktualisht po mendon që të bëjë modernizimin e plotë të saj.

Është mësuar se këngëtarja e famshme ka vendosur që në këtë pronë të vendosë kamera sigurie të teknologjisë së lartë – sistemin Hikvision Network IR PTZ, i cili reklamohet për përdorim në zona me një gamë të gjerë ‘siç janë lumenjtë, pyjet, rrugët, hekurudhat, aeroportet, portet, sheshet, parqet, vendngjarje, stacione dhe ngjarje të mëdha’ për shkak të zmadhimit optik 25x, rrezes 100 metra dhe aftësisë për të kapur pesë fytyra në të njëjtën kohë.

“U krye një rishikim i plotë i sigurisë që mbulon ambientet e reja, masat mbrojtëse të mundshme që duhet të ekzistojnë për t’i mundësuar klientes të jetë në paqe ndërsa banon në shtëpi, të lumtur në dijeninë se janë të sigurt”, thoshte një raport zyrtar.

Nga ana tjetër, kjo nuk është pritur aspak mirë nga fqinjët e saj dhe shkak për këtë u bënë rinovimet që do të zgjasin për disa muaj.

E bleu për 7.5 milionë paund, Rita ora fiton betejën përE bleu për 7.5 milionë paund, Rita ora fiton betejën përE bleu për 7.5 milionë paund, Rita ora fiton betejën përE bleu për 7.5 milionë paund, Rita ora fiton betejën për

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…