Rita Ora: Flamuri mu dha nga një fans, më pas e kuptova se ishte serb – jam shqiptare krenare

27 gusht 2023 | 13:30

Këngëtarja e njohur, Rita Ora ka reaguar pas videos e cila po qarkullon në rrjetet sociale, ku ajo shihet me flamurin serb.

Ajo në një deklaratë për medie, ka thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka dikur se cilit shtet i përket.

Rita Ora është shprehur se e ka kuptuar që flamuri ishte i Serbisë, pasi ka dalë nga skena.

Më tutje, Rita Ora ka thënë se është shqiptare krenare dhe se qëllimi i saj nuk ishte mosrespekti ndaj popullit të saj.

“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez”.

“Përderisa  i mbështes të githë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”, është shprehur Rita.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Evropa Tani (PES) ka shumicën për të formuar qeverinë,…