Rita Ora flet për të dashurin e ri
Rita Ora ka folur për herë të parë rreth romancës së saj me Taika Waititi. Këngëtarja me prejardhje shqiptare dje (e enjte) ka realizuar një interviste me The Kylie and Jackie O Show, ku shpalosi shumë të pathëna, shkruan Daily Mail.
30-vjeçarja tregoi se Australia ka qenë një vend i mirë, teksa takoi edhe të dashurin, teksa mbi të gjitha ndihet e lumtur.
“Australia ka qenë një vend shumë i mirë, dielli rrezonte dhe ishte shume moment i këndshëm. Jam me një kend shumë të lumtur”, u shpreh ajo.
Ajo po ashtu shtoi se dëshiron që të shpërngulet, aty ku takoi regjisorin me të cilin po shijon romancën.
Në anën tjetër, një burim për The Sun ka treguar se dyshja kanë qenë duke u takuar në mënyrë private që nga muaji mars i këtij viti.
E gjithë historia e tyre dolë në shesh pasi u fotografuan në Australi, ku Rita udhëtoi për të marrë pjesë në jurinë e “The Voice”.