Rita Ora flirton me djalin e çiftit Beckham, tërbohet Victoria
27 janar 2019
| 14:30
Ai është 18 dhe ajo është 26, megjithatë Rita Ora nuk e ka problem që po flirton me Brooklyn Beckham, djalin e çiftit të famshëm David dhe Victoria.
Por ‘The Sun’ raporton se mamaja e Brooklyn është tërbuar kur ka mësuar për aferën mes tyre.
Një mik i Victoria tha: “Ajo e ka bërë të qartë se nuk e aprovon këtë”.
Dizanjerja e njohur është acaruar kur ka parë fotot e të birit duke u puthur me këngëtaren shqiptare.
Ajo dhe i shoqi, David ia kanë ndaluar të birit që të dalë sërish me Rita Orën.
Këngëtarja njihet për historitë e saj të shumta të dashurisë. Në një rast ajo ka pasur një lidhje me mikun e ngushtë të familjes Beckham, Dave Gartner.
Mësohet se kjo është një tjetër arsye pse David është acaruar.