Rita Ora fton fansat për koncertin në Kullën Eiffel

05 shtator 2021 | 16:45

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora do të realizojë një koncert nga maja më e lartë në Paris.

Rita do të ngjitet në Kullën Eiffel për të interpretuar live me 30 shtator repertoarin e saj të këngëve në një koncert virtual, biletat e së cilit kanë dalë tashmë në shitje.

Ajo ka realizuar edhe spotin reklamues të koncertit në kryeqytetin francez, në të cilin shfaqet mjaft tërheqëse në një fustan të shkurtër ngjyrë blu. Së fundmi, këngëtarja shqiptare ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi me këtë paraqitje, duke rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve me dukjen e saj glamuroze.

“Më pak se një muaj deri në kohën e spektaklit! Shkoni story-t e mija për bileta në filmin tim të performancës, Rita në Paris”, ka shkruar Ora në fotografitë e ndara me ndjekësit e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur…