Rita Ora i kërkon mamasë recetën e një gatimi tradicional “speca me gjizë”

22 korrik 2021 | 11:31

Personazhet e njohur shqiptarë nëpër botë nuk kanë nguruar në asnjë moment që të tregojnë origjinën e tyre. Një ndër to është edhe këngëtarja e famshme, Rita Ora, e cila përmes postimeve në rrjetet sociale dhe intervistat e ndryshme, thotë me krenari se është shqiptare.

Së fundmi, 30-vjeçarja ka treguar se është edhe mjaft fanatike e ushqimit tradicional shqiptar dhe se i pëlqejnë ushqimet e gatuara nga mamaja, Vera Ora.

Kjo e fundit ka publikuar në “Instastory” disa video ku tregon se ka gatuar një nga pjatat e preferuara të Ritës. E gjeni dot cila është? Gjizë me speca, për të cilën këngëtarja ka kërkuar edhe reetën se si ta gatuajë atë në Los Angeles.

“Dita e radhës, Rita Ora ti më pyete se si ta rikrijosh gjizën me speca në Los Angeles, prandaj ja ku është”, ka shkruar nëna e këngëtares krahas videos.

I kërkoi recetën e një gatimi tradicional shqiptar, nëna e

I kërkoi recetën e një gatimi tradicional shqiptar, nëna e

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i ka uruar mirëseardhje kryeministrit…