Rita Ora i kthehet vetvetes
30 tetor 2018
| 11:35
Rita Ora është bërë sërish vetvetja, pas kostumit si Post Malone disa ditë më parë. Këngëtarja 27-vjeçare është fotografuar e veshur në të zeza me flokët e saj bionde pasi doli nga një klub privat të shtunën në Londër të Anglisë.
Një natë më parë Rita befasoi turmën në KISS Haunted House Party duke u veshur si Post Malone për performancën e saj. Më pas, Rita ishte e pranishme në Stricly Come Dancing, versioni britanik i Dancing With The Stars, për ta kënduar këngën ‘Let You Love Me’.