Rita Ora, imazh i markës së njohur (Foto)
15 janar 2019
| 14:04
Rita Ora është bërë fytyra e re e markës së njohur të veshjeve në Gjermani. Bëhet fjalë për brendin “Escada”. Lajmin e ka konfirmuar vetë Rita përmes rrjetit social “Instagram”.
“Unë jam shumë e ngazëllyer dhe e nderuar që jam fytyra e re e Escada për kampanjën e tyre. Bëhet fjalë për ngjyra të forta, mesazhe të forta dhe gra të forta”, ka shkruar Rita.