Rita Ora: Jam krenare që jam pjesë e këtij kombi
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka thënë se është krenare që është pjesë e kombit shqiptar.
Rita e cila gjendet në Kosovës për çështje bamirësie në kuadër të UNICEF-it, ka falënderuar vendin e saj të origjinës për mikpritjen.
“Faleminderit shumë të gjithëve, jam Rita, jam shumë e lumtur që jam këtu. Unë kam qëndruar këtu në Kosovë prej dy ditësh, ne bëmë një udhëtim të pabesueshëm me UNICEF-in gjatë këtyre dy ditëve të shkuara”.
“Me të vërtetë po mundohem që ta ndihmoj rininë kosovare. Jam e mrekulluar me punën që po bëjnë të rinjtë dhe jam krenare se jam pjesë e këtij kombi. Me të vërtetë jam e lumtur që kam takuar shumë heronj të ri. Faleminderit që më keni pritur”, ka thënë Rita Ora në amfiteatrin e Bibliotekës së Universitetit të Prishtinës një ngjarje të titulluar “Activate Talks”, e cila është organizuar nga UNICEF-i.
Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe personalitete të jetë politike vendore dhe ndërkombëtare.