Rita Ora, joshëse me stil si të viteve ’70
04 dhjetor 2017
| 11:39
Ajo kurrë nuk dështon të duket joshëse edhe kur pozon jashtë qilimit të kuq.
Rita Ora ka tërhequr vëmendjen e medieve me pamjen në kohën kur ka arritur në ndejën e organizuar prej Cara Delevingnes, e cila është zhvilluar në Londër. Rita Ora dukej bukur me veshjen sikur të viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar. Bukuroshja kishte të veshur një bluzë të kaltër me fyt, syze të mëdha dhe një fustan të gjelbër.