Rita Ora krenare, me të ëmën
27 gusht 2018
| 10:51
Këngëtarja Rita ora e ka vërtetuar tash e disa herë se është një artiste vërtet sociale me të tjerët. Gjatë vizitë së saj këtë vit në Kosovë (shkurt 2018) Ora i ishte bashkuar iniciativës “Bëhu zëri im”.
Kjo iniciativë mbështet të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Të njëjtën iniciativë e përkrah edhe nëna e saj, Vera Sahatçiu, e cila është psikiatre me profesion.
“Shumë krenare me ty, Vera Ora, që përdor diturinë dhe edukatën tënde për t’u ndihmuar këtyre grave që kanë qenë viktimë e dhunës seksuale në luftë”, ka shkruar Rita Ora në rrjetin social në “Instagram”.