Rita Ora madhështoi festën e pavarësisë së Kosovës
20 shkurt 2018
| 10:58
Rita Ora u kthye në Kosovë për ta festuar 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe nuk i zhgënjeu bashkatdhetarët.
Këngëtarja e famshme ofroi një performancë të jashtëzakonshme në koncertin e zhvilluar në Prishtinë mbrëmjen e së shtunës.
Me një kostum kuqezi të ngushtë, 27-vjeçarja këndoi hitet e saj më të njohura dhe kërceu pa u lodhur për kënaqësinë e publikut të shumtë.