Rita Ora, mahnitëse në “GQ Men of The Year Awards” (Foto)
05 shtator 2019
| 11:29
Rita Ora ka bërë edhe një herë që të gjithë ta kthejnë kokën kah ajo teksa ka arritur në tapetin e kuq të “GQ Men of The Year Awards”, i cili është mbajtur në bashkëpunim me “Hugo Boss”-in në Londër.
28-vjeçarja dukej mahnitëse në të zeza, veshje në të cilën tregonte linjat e bollshme trupore. Në pjesën e sipërme ajo mbante një palë reçipeta, kurse poshtë një fustan prej rrjete, në të cilin ka treguar të brendshmet.
Kjo është hera e 22-të që organizohet “GQ Men of The Year Awards” dhe mbahet në bashkëpunim me “Hugo Boss”. Ngjarja sjell në një vend të famshmit nga bota e modës, sportit, në listë përfshihen edhe këngëtarë, aktorë etj.