Rita Ora mban fjalën, fillon ndërtimin e shtëpisë për familjen që tërmeti e la pa kulm mbi kokë
Iniciativa e Rita Orës për të ndërtuar nga një shtëpi për shumë familje të prekura nga tërmeti në Shqipëri, ka filluar me ndërtimin e shtëpisë për familjen Sala.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka premtuar se do të rindërtonte shtëpinë e një prej familjeve të prekura nga tërmeti.
Familja Sala është familja e cila jeton në fshatin Pinar të Tiranës dhe banesa e saj u shemb nga lëkundja e fortë.
“E para që zgjodha është familja Sala. Do ta ndjekim ecurinë e kësaj pune që të ketë dhe familje të tjera që të marrin të njëjtën ndihmë. Ju lutem, klikoni në blogun tim për të bërë të njëjtën gjë dhe ju. Lutjet e mia dhe dashuria ime shkojnë drejt atyre që janë prekur. Me dashuri, Rita””, shkruante Ora në postimin e saj në “Isstagram”.
Ajo ka bërë me dije se kjo nuk është familja e vetme të cilëve do iu ndihmojë, ndërsa ka bërë thirrje për të gjithë ata që kanë mundësi që të veprojnë njëjtë.