Rita Ora: Më paragjykonin për prejardhjen
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka shpërndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” disa video nga fëmijëria e saj.
Duke u solidarizuar me protestat kundër racizmit në ShBA, ajo zbuloi dhe pak nga fëmijëria e saj e vështirë kur familja e artistes vendosi të largohej nga Kosova për në Angli.
Ajo shkruan se ka qenë shumë e vështirë ku është përballur me shumë paragjykime për prejardhjen e saj. Gjithashtu ajo shkruan se ka rënë pre e bullizmit nga bashkëmoshatarët e saj, ku i është dashur të durojë dhe të përshtatet në shoqëri.
“Duhet të bëhesha pjesë e grupeve shoqërore që nuk më pëlqenin, duhet të qeshja me situata që nuk ishin aspak të tilla dhe duhet të shihja skena të padrejta vetëm që ndihesha e pranuar nga të tjerët”, ka shkruar Rita Ora.
https://www.instagram.com/p/CBNmI4lD8Ql/?utm_source=ig_embed