Rita Ora me të dashurin në resortin luksoz në Korfuz

17 gusht 2020 | 11:40

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ka qenë mjaft e përfolur javët e fundit në media. Paparacët kapën shumë fotografi të saj gjatë pushimeve në Ibiza me shoqërinë dhe të dashurin e ri, Romain Gavras.

Tani pas disa ditëve të mira të kaluara së bashku në brigjet spanjolle, këngëtarja dhe shoqëria e saj bashkë me të dashurin e ri kanë vendosur që të ndërrojnë destinacion.

Të shtunën në disa fotografi të publikuara në rrjetin social “Instagram”, 29-vjeçarja ka bërë me dije se ndodhej në ishullin Korfuz të Greqisë. Prania e saj nuk mund t’i shpëtonte edhe vëmendjes së mediave greke. Lajmin për praninë e saj në Korfuz, “Protothema” e ka renditur si të katërtin më të rëndësishëm në faqe, ndërsa gjatë raportimit e kanë parë të tepërt që të përmendin faktin se ajo është shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chrissy Teigen dhe këngëtari  John Legend janë në pritje të…