Rita Ora merr sërish vëmendjen edhe në ceremoninë e GQ-së (Foto)
07 shtator 2018
| 17:47
Rita Ora ka qenë përsëri në qendër të vëmendjes edhe në ceremoninë e “GQ Men of the Year Awards”.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore zakonisht kujdeset që i gjithë fokusi në tepihun e kuq të jetë tek ajo.
Në evenimentin e zhvilluar në Londër, 27-vjeçarja nuk e kishte lënë anash edhe një nuancë provokimi. Fustani që kishte zgjedhur ishte mjaft interesant, ndërsa vinte në pah edhe figurën e saj trupore.