Rita Ora në gjirin familjar për festat e fundvitit
27 dhjetor 2017
| 11:38
Mund të jetë e angazhuar dhe e zënë me projekte të ndryshme. Por, Rita Ora kurrë nuk e harron familjen dhe këtë e ka treguar edhe një herë.
Ajo ka rezervuar mbrëmjet e fundit të vitit ekskluzivisht për familjen për t’i kaluar festat e fundvitit. Traditës ajo nuk i ikën dhe kësaj radhe Rita ka shijuar kohë me babanë, nënën, vëllanë dhe motrën Elenën.